Saturday, August 18, 2012

E zë rryma shiqoni si reagon shoku i ti





Monday, July 30, 2012

Komunikat prej Ministreis se Arsimit per rregulloret e reja te vitit shkollire

Cristiano Ronaldos, ia mbyllin diskotekën


Cristiano Ronaldo me të mbërritur më Madrid ka marrë një lajm paksa shqetësues nga vendlindja e tij.
Ylli i Real Madridit, ditë më parë kishte përuruar hapjen e një diskoteke në një nga ishujt e Portugalisë, përkatësisht ishullin Algarve.Por “jetëgjatësia” e diskotekës së Ronaldos doli të jetë e shkurt. Diskoteka e quajtur “Seven7” e frymëzuar nga nofka e tij “CR7”, është mbyllur pas 20 ditë pune.Shoqata e Klubeve të Natës e njohur si ADSA në Portugali i’a ka futur dryrin diskotekës së Ronaldos me arsyetimin se nuk ka fituar leje pune për këtë dhe se muzika e madhe që është dëgjuar atje është shqetësim për pushuesit atje.Ronaldo nuk do të lejohet të kthehet në Portugali për të zgjidhur këtë problem kështu që këtë punë i’a ka lënë vëllaut të tij Jose Pereir.

Mos e beso po deshe rajni tatu

Si te cosh nje femer ne shtrat

Lobistët e Thaçit sjellin McDonaldsin në Kosovë


Firma me seli në Washington “Patton Boggs” është duke u paguar 50,000 $ në muaj nga zyra e Hashim Thaçit në mënyrë që të lobojë për Kosovën – përfshirë hapjen e restorantit të parë të McDonalds-it. Kompania e diskutueshme e fast-foodit është biznesi i vetëm që është dhënë me emër si subjekt i lobimit nga firma “Patton Boggs”, në takimet e saj për të promovuar Kosovën si një vend për të bërë biznes.
Sipas dokumenteve të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga “Patton Boggs”, firma e lobimit iu shkroi e-maila, iu telefonoi dhe mbajti një takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, në lidhje me hapjen e zinxhirit të hamburgerëve në Kosovë. “Patton Boggs” paguhet nga Zyra e Kryeministrit për t’i ofruar Kosovës “shërbime këshilluese në çështjet ligjore dhe avokim për t’u përdorur për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”.
Kompania po ashtu, është menduar, “të nxisë investimet dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe mbledhjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj”. Për këtë, ajo është paguar 50.000 dollarë në muaj.
Kosova – We’re Not Loving It
McDonalds është zinxhiri më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi është vendi më i afërt për ata që duan të shijojnë një Big Mac.
Por, sipas raportit të aktiviteteve të “Patton Boggs”, të publikuara në bazë të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Jashtëm, lobistët që punojnë për zyrën e Thaçit janë përpjekur që të sigurojnë që pulat McNuggets të jenë në dispozicion në shtetin e dytë më të ri në botë.
Në shkurt, firma e lobimit kontaktoi me punonjësit e Departamentit të Shtetit shtatë herë “lidhur me McDonaldsin në Kosovë”.
Gazeta Jeta në Kosovë pyeti McDonaldsin nëse kishin ndonjë plan për të hapur një përfaqësi në Kosovë, por nuk mori asnjë përgjigje.
Zyra e Kryeministrit gjithashtu nuk pranoi të përgjigjej nëse McDonaldsi shihet si një prioritet tregtar për vendin.
Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit Thaçi, tha se krejt çka mund të thotë është se kompania amerikane lobuese “Patton Boggs” është kontraktuar për të lobuar në favor të Kosovës, për të rritur numrin e shteteve të cilat e njohin Republikën e Kosovës dhe për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Megjithëse paguhet nga Zyra e Kryeministrit, sipas Çollakut, kjo natyrë e punës mbulohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. “Ata janë kompetentët të cilët në baza ditore kanë bashkëpunim me këtë kompani dhe mund të japin një raport të detajuar për fushëveprimin e kësaj kompanie deri më tani”.
Pyetjet më pas iu janë drejtuar edhe zyrtarëve për informim të MPJ-së, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pasur përgjigje.
Patton Boggs ka listuar pothuajse 70 qasje të ndryshme te zyrtarët amerikanë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Shtatë kanë të bëjnë me McDonaldsin, tri për “punë” të përgjithshme dhe një i lidhur me një “rafineri në Kosovë”. McDonaldsi është biznesi vetëm i emërtuar në listë.