Saturday, July 28, 2012

Adem Jashari i ‘kall’ serbët!


Kallën’serbët.Fotografimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, para fotografisë së komandantit legjendat të UÇK-së, Adem Jashari, i ka ‘kall’ serbët.
Mediat në Serbia raportojnë se “zyrtarët e shtetit të vetëshpallur të Kosovës” e kishin menduar këtë ‘ide të zgjuar’ që të vendosin fotografinë e Adem Jasharit, që ata e quajnë ‘terrorist’ dhe deklaratën e Pavarësisë në murin e aeroportit të Prishtinës, ku u takuan presidentja Jahjaga dhe sekretari Ban Ki Moon.
“Siç marrim vesh, në dhomën VIP të aeroportit të Prishtinës, i cili e mban emrin e Adem Jasharit, fotografia e Jahjagës është vendosur më herët, ndërsa testi i Deklaratës së Pavarësisë, si duket, është vendosur shpejt dhe me qëllim”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.

No comments:

Post a Comment