Një shumë e përllogaritur në 21 trilionë dollarë rezulton të jetë e fshehur nga një përqindje e vogël e pasanikëve ndërsa ajo llogaritet të jetë e barabartë me madhësinë e ekonomive amerikane dhe japoneze të marra së bashku.
Sipas një studimi të kryer nga ekonomisti James Henry, dhe i sponsorizuar nga Tax Justice Network i cili ka përdorur të dhëna nga Bankat e ndryshme, qeveritë kombëtar, Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar, shifra e nxjerrë prej studimit mund të konsiderohet e rezervuar, pasi mund të jetë edhe më e madhe, deri në 32 trilionë dollarë.

No comments:
Post a Comment