Saturday, July 21, 2012

Groenlande, shkeputet ajsbergu dy here sa Manhatani

Akullnaja e Petermann, në pjesën veriore të Groenlandës ka shkëputur një ajsberg dy herë me përmasat e Manhattanit, thanë shkencëtarët. Pamjet nga një satelit i NASA-s tregojnë ishullin duke thyer një masë të akullt që shtrihej në fundin e akullnajës. Në vitin 2010 një masë e akullt në ishull rreth 250 km katrorë, u shkëput nga e njëjta akullnajë. Akullnajat prodhojnë ajsbergë natyralisht, por shtrirja e ndryshimeve në akullnajën Petermann në vitet e fundit i ka kapur shumë ekspertë në befasi. "Ky nuk është një kolaps, por sigurisht që është një ngjarje e rëndësishme", tha Eric Rignot nga NASA. Disa vëzhgues të tjerë kanë shkuar më tej. "Është dramatike. Është shqetësuese", tha për Associated Press Andreas Muenchoë nga Universiteti i Delaëare. "Ne kemi të dhëna prej 150 vjetësh dhe shohim ndryshime që nuk i kemi parë në të shkuarën", ka shtuar Muenchoë. Megjithatë, kjo ngjarje nuk pritet të ketë një ndikim mbi nivelin e deteve pasi akulli është zhvendosur tashmë.

No comments:

Post a Comment