Monday, July 23, 2012

Ne Filmin Anti-Shqiptar “Taken 2″ Rolin E Shqiptarit Hakmarrës, E Luan Një Aktor Serb(Foto -Video)

Filmi ”Taken” me aktorin Liam Neesen, shumë shpejt do të shfaqet me pjesën e tij të dytë, që pritet të jepet në kinema më 5 tetor 2012.Ka pak ditë që është publikuar trailer-i i ”Taken 2″ dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik e artistik për shkak të skenarit anti-shqiptar.
Në filmin “Taken 1″ ish-detektivi arrin të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë. Rolin e rrëmbyesit e luante një aktor i njohur me origjinë kosovare, Arben Bajraktari, i cili është tërhequr nga skena në serinë e dytë.Daily-gossip.com.E në ”Taken 2” që akoma s’është shfaqur, Muradi, babai i Markos nga Tropoja, i vrarë në filmin e parë, betohet për hakmarrje. Roli i Muradit luhet nga aktori serb Rada Sherbexhija.

No comments:

Post a Comment